Telenews

Ndërron jetë gjyqtari i njohur holandez

Arbitri holandez Rob Dieperink ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta për mediat holandeze.

Sipas raportimeve, policia po zhvillon hetime pas vdekjes së një personi në rrugën ku banonte Dieperink. Autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për arbitrin, por kanë bërë të ditur se një hetim është në zhvillim lidhur me rastin.

Dieperink ishte pjesë e futbollit profesionist holandez prej shumë vitesh. Ai debutoi si arbitër në Eredivisie në vitin 2017 dhe më pas u angazhua edhe në arenën ndërkombëtare si gjyqtar i sistemit VAR. Ndër angazhimet e tij më të rëndësishme ishte roli si VAR në disa ndeshje të Kampionatit Evropian 2024.

Ai ishte planifikuar të ishte pjesë e ekipit të arbitrave në Kupën e Botës 2026 si gjyqtar video, por nuk udhëtoi në turne.

Mungesa e tij erdhi pas një incidenti të ndodhur në muajin prill në një hotel në Londër, ku u arrestua pas një raportimi për sjellje të pahijshme seksuale ndaj një të mituri. Rasti ishte ende në proces hetimi.

Të ngajshme

Qytetarja publikon gjendjen në Pediatrinë e QKUK-së: Nuk po kërkojmë luks, por minimumin

Rrezarta Ramaj

Ferati thoë se deri tani nuk është dorëzuar asnjë nënshkrim për Kuvendin e jashtëzakonshëm

Yllka Gashi

Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador

Yllka Gashi