Një ndeshje shumë interesante u zhvillua sot mes Irlandës së Veriut dhe Qipros.
Dueli i dy ekipeve të fundit të tabelës
ishte mjaft i bukur dhe prodhoi katër gola, si dhe një rikthim të irlandezëve.
Qipro arriti të kalonte në epërsi në minutën
e 32-të përmes Kakoullis, shkruan Gazeta Express.
Mysafirët dyfishuan epërsinë në minutën e
51-të kur Kakoullis realizoi sërish.
Dhe, kur të gjithë menduan se tri pikët do
t’i merrnin qipriotët, Irlanda e Veriut realizoi një rikthim të bukur.
Fillimisht McNair ngushtoi epërsinë në
minutën e 71-të, para se Evans të barazonte shifrat në minutën 90+4.
Një rikthim të ngjajshëm, Irlanda e Veriut
ishte afër ta bënte edhe ndaj Kosovës të enjtën, por ishin të pafatë në fund.
Me këtë barazim, Irlanda e Veriut mbetet në
vendin e tretë me dy pikë, kurse dy pikë ka edhe Qipro që mban pozitën e fundit
në grup, e cila dërgon në play-out për t’u larguar nga Liga C.
/Gazeta Express/
The post Ndeshje e zjarrtë, Irlanda e Veriut shkrin epërsinë e dy golave dhe nxjerr një pikë ndaj Qipros appeared first on Gazeta Express.

