Java që po vjen në futboll është e rezervuar për ndeshjet mes kombëtareve, të cilat priten të jenë mjaftë interesante.
Fansat e futbollit përgjatë disa ditëve do shkëputën nga ndeshjet mes klubeve dhe do shijojnë ndeshjet mes kombëtareve që priten të zgjasin afërsisht një javë. Nations League, Asian Cup, Africa Cup of Nations dhe Kualifikimet për Kupën e Botës (2026) në kontinentin e Amerikës, janë garat në të cilat po priten përballje të zjarrta, duke shtuar këtu edhe ndeshjet miqësore.
Fokusi më i madh pa dyshim që do jetë tek Nations League, në të cilën përballjet më të zjarrta do jenë:
Portugali- Kroaci (5 shtator)
Francë- Itali (6 shtator)
Spanjë-Zvicër (8 shtator)
Francë- Belgjikë (9 shtator)
Holandë- Gjermani (10 shtator)
Përveç kësaj edhe Shqipëria dhe Kosova do zhvillojnë nga dy ndeshje në Nations League gjatë këtij muaji.
Shqipëria u rikthehet ndeshjeve pas Euro 2024, në të cilën përkundër lojës në përgjithësi të mirë i munguan rezultatet dhe tani do provoj të ketë paraqitje sa më të mirë ndonëse ka një grup të vështirë. Kombëtarja shqiptare që është në Ligën B1, do udhëtoj në Çeki për të u përballur me Ukrainën me 7 shtator, kurse pas tre ditësh do pres në “Air Albania” kombëtaren e Gjeorgjisë, e cila pati paraqitje tejet të mirë në evropianin që shkoi dhe nuk do jetë aspak kundërshtarë i lehtë.
Kosova nga ana tjetër që gjendet në Ligën C2, do pres në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Rumanisë me 6 shtator, nga e cila u mposht në shtatorin e kaluar me rezultat 2-0, në të mirë të rumunëve. Pas kësaj “dardanët” do udhëtojnë në Qipro me 9 shtator, me të cilën do të përballet.
Përballje veteranësh
Më interesante e bënë fakti që edhe në këtë sezon të Nations League do startojnë veteranët Cristiano Ronaldo dhe Luka Modriç. Kapitenët me nga 39 vjeç do të përballen mes vete në “Estadio Nacional” të Portugalisë me 5 shtator duke filluar nga ora 20:45.
Ronaldo i cili nuk ka shënuar gol për kombëtaren e tij që nga qershori i këtij viti ndaj Irlandës, pritet që etjen ta shuaj në këtë lojë.
Messi mungon për Argjentinën
Në anën tjetër për dallim nga Ronaldo e Modriç, Lionel Messi nuk është ftuar në përbërje të ekipit nga trajneri Lionel Scaloni përshkak të lëndimit. Messi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje që nga 15 korriku i këtij viti kur u lëndua në finalen ndaj Kolumbisë, andaj Argjentina do vazhdoj rrugëtimin pa të në këtë cikël kualifikimesh. Ajo pret në shtëpi Kilin (5 shtator) dhe do udhëtoj kundër Kolumbisë (10 shtator) në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.