Telenews

Ndeshjet e Shqipërisë në këtë medium kosovar nën komentimin e Dritan Shakohoxhës

 

 

Kombëtarja e Shqipërisë, më 15 qershor nis aventurën e saj në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, në përballjen kundër Italisë.

Të drejtën ekskluzive të ndeshjeve të evropianit do t’i ketë Klan Kosova.

Të paktën tri ndeshjet e kombëtares shqiptare,  do të jenë nën komentimin e të madhit Dritan Shakohoxha, i cili kthehet në Klan Kosova pas pensionimit.

Këtë ai e bëri të ditur në Podcastin “Versus” në Telesport.al.

Nuk e kishte ndërmend që të kthehej por ishte dikush që e bindi ta bëntë këtë gjë.

“Nuk e kisha në mend ta bëja këtë gjë, madje isha betuar se nuk do të kthehem kurrë. Megjithatë, me këmbënguljen e mikut tim të vjetër Arlind Sadikun e Klan Kosovës, më bindën që të kthehem në Klan Kosova”, tha ai.

 

Të ngajshme

Barrenetxea në radar të Arsenalit, pritet ofertë zyrtare

KushtrimGuraj

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta

Interi siguron blerjen e parë, vjen djali i ish-mesfushorit të klubit

Rrezarta Ramaj