Telenews

Ndëshkohet me 300 euro gjobë shoferi që u kap duke vozitur 111 km/h në zonë me kufizim 50 km/h në Ferizaj

Një shofer është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi u kap duke tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar në Ferizaj.

Sipas policisë, rreth orës 05:00 të mëngjesit, njësia e Komunikacionit Rrugor ndaloi një automjet të tipit BMW 318 me targa të huaja në rrugën magjistrale, në fshatin Prelez i Muhaxherëve.

Gjatë kontrollit u konstatua se shoferi H.S. (37 vjeç) po lëvizte me shpejtësi prej 111 km/h në një zonë ku kufizimi maksimal i lejuar është 50 km/h. Shpejtësia u mat me radar laserik.

Për këtë shkelje, policia i shqiptoi shoferit një gjobë prej 300 eurosh, i regjistroi 3 pikë negative dhe i ndaloi drejtimin e automjeteve për një periudhë prej tre muajsh.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafik.

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj