Telenews

Ndizen pyjet e Fierit, era përhap flakët

Është rindezur zjarri ne pyllin me pisha e dushqe në Peshtan.

Burime të abcnews nga ky fshat pohojnë se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe ka erëra të forta që ndihmojnë zjarrin.
Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera zjarri.

Drejtori i zjarrfikseve të bashkisë Fier, Zija Hyka ka pohuar se situata eshtë shume e veshtire. Tre grupe zjarrfikese janë ne terren. Po kerkohen perforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit.

Zjarri po perhapet me shpejtesi ne nje siperfaqe te gjere, shumë shpejtë do dali në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.

Fillimishtë priten ndihma nga kolegët e Patosit dhe nëqoftëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë, ka përfunduar shefi zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka.

Terreni eshte shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.

Të ngajshme

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Podujevë

Valjeta Turkaj

Pishina e Gërmisë hapet pa u mbushur me ujë, incident që në ditën e parë

Valjeta Turkaj

Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate, njëra ndër arsyet edhe mos regjistrimi i bizneseve

Valjeta Turkaj