Trembëdhjetë persona përfshirë dhjetë policë janë lënduar në një ndjekje si nëpër filma rrugëve të Parisit të Francës.
Pasi shoferi kishte refuzuar të ndalet dhe bindet urdhrave të policisë – ata i janë vënë pas duke e ndjekur me veturë për disa kilometra, transmeton Telegrafi.
Ndjekjes i erdh fundi kur i dyshuari humbi kontrollin mbi timonin dehe u përplas në semafor – ku tre vetura që po e ndiqnin përplasen njëra pas tjetrës mbrapa tij.
Shoferi dhe dy pasagjerët u arrestuan dhe janë dërguar me urgjencë në spital, pavarësisht se nuk kishin pësuar lëndime të rënda.
E nga zyra e prokurorit njoftuan se i dyshuari (shoferi) ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin kur po ngiste veturën.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur vetura përplaset në semaforë, dhe pas tij përplasen edhe veturat e policisë që po e ndiqnin.