Telenews

Ndodh edhe kjo: Kryetari i Zubin Potokut e bën vajzën drejtoreshë në Komunë

Dhurata, e bija e të parit të Zubin Potokut Izmir Zeqiri, mori një dhuratë nga babai kryetar.

Postin e drejtoreshës së Kulturës, ky i fundit ia besoi vajzës që është absolvente në Universitetin e Mitrovicës..

Këtë tha se qe i detyruar ta bëjë për shkak të mungesës së njerëzve për të formuar qeverisjen komunale. Bile, duket që ishte pak sfidë se ku të vendoset Dhurata, për të cilën thotë se ka të drejtë ta emërojë si staf politik.

Nëse analizohen lidhjet familjare, Zeqiri pohon për Klanin se shumicën e punëtorëve komunalë i bie t’i ketë të afërt, pasi sipas tij, krejt fshati Çabër janë farefis mes vete.

Kryetari shtoi se punën me emërimet politike në kabinet i përfundoi, e se tani po pret koordinim edhe me Ministrinë e Pushtetit Lokal për hapjen e konkurseve për 200 punëtorë si staf civil.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj