Një moment surprizues është shënuar mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP 3”, ku Vanesa dhe Indri kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë, pas disa ditësh afrimiteti të dukshëm mes tyre.
Ky zhvillim vjen si një kthesë e papritur në raportin e dyshes, e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për një marrëdhënie me ulje-ngritje.
Puthja ka tërhequr vëmendje të madhe edhe për shkak të kontrastit të fortë me deklaratat e bëra vetëm pak ditë më parë nga Indri. Në një përballje direkte, ai ishte shprehur i prerë ndaj Vanesës: “Me ty nuk kam asgjë… për ty ndiej vetëm keqardhje.”
Në atë moment, ai dukej i vendosur për të mos lënë hapësirë për keqkuptime, duke theksuar se nuk mund të vazhdonte një raport vetëm për hir të situatës apo lojës. “Nuk jam në gjendje… nuk kam qenë kurrë,” – kishte deklaruar ai.
Megjithatë, zhvillimet brenda fermës duket se ndryshojnë me shpejtësi. Vetëm pak ditë pas atyre deklaratave dhe refuzimit të qartë, mbrëmë dyshja la pas gjithçka dhe u bashkua në puthjen e parë.

