Te klubi i futbollit Malisheva janë duke u bërë ndryshime të rëndësishme në organizimin e klubit.
Siç mësohet nga burime brenda klubit, tashmë nga Kastriot Kafexholli është liruar nga pozita e drejtorit sportiv të klubit, ndërsa dorëheqje ka dhënë edhe trajneri Senad Alirifa.
Lexo edhe:
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, vëmendja në Spanjë e Berlin
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, në postin e drejtorit të klubit është emëruar Milaim Berisha i cili deri më tani ishte trajner kondicional i skuadrës.
Sa i përket trajnerit, klubi mësohet se ka nisur kontaktet me Bylbzl Sokolin i cili mund të rikthehet aty ku e la punën e tij në përfundim të sezonit të kaluar. /Telenews.al/