Telenews

Ndryshime të motit sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me periudha të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Do të vazhdojnë rrymimet ajrore nga jugperëndimi dhe temperaturat e larta për këtë periudhë kohore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore. Rrallëkund në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.

Edhe dita e martë do të jetë kryesisht me diell dhe mjaft e ngrohtë për këtë periudhë kohore, megjithatë do të ketë tendencë të shtimit të vranësirave. Në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë priten reshje shiu e rrebeshe të lokalizuara. Vonë në mbrëmje riga shiu priten edhe në disa vise në Kosovë.

Të mërkurën destabilizim mjaft i fuqishëm i motit. Do të ketë dendësim të madh të vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Kosovë priten intervale reshjesh të dendura shiu, ndërsa në Shqipëri priten rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje shiu priten në tërë rajonin vende-vende mjaft intensive. Të enjten përmirësim gradual i motit.

Të ngajshme

Kosova dhe Serbia mbeten pa financime nga plani i BE-së për rritje ekonomike

Valjeta Turkaj

Mbeti jashtë Kuvendit, reagon Ilir Meta: Që nga 2008 kam luftuar për votën e lirë

Valjeta Turkaj

Kujdes: I arratisuri nga psikiatria merr veturën e babait dhe zhduket – familjarët alarmojnë për rrezik të madh

Erzana Fazliu