Telenews

Ndryshimi i Ligjit të Speciales, nesër hapi i parë në Komisionin për Legjislacion –

Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër në ora 08:00, ku në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Sipas njoftimit të kryetarit të Komisionit, Vigan Qorrolli, mbledhja vjen pasi ky trup parlamentar është ngarkuar me shqyrtimin e projektligjit.

Në fokus të mbledhjes do të jenë aspektet juridike të projektligjit, përfshirë përputhshmërinë e tij me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit.

Qorrolli ka ftuar deputetët dhe përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit.

Ndërkohë, Qeveria tashmë ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për vazhdimin e procedimit të saj.

Të ngajshme

Hamza para mbledhjes së kryesisë: Të miratohet ligji për Specialen në të dy leximet, pastaj presidenti –

KushtrimGuraj

Marihuanë në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan – Policia sekuestron substancën, rasti nën hetime –

KushtrimGuraj

Pa marrëveshje politike për Presidentin, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve? –

KushtrimGuraj