Telenews

NDRYSHOJNË MASAT ANTI-COVID NË VEND

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin dhe parandalimin e COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se situata epidemiologjike në Kosovë është stabile dhe për këtë arsye masat do të lehtëson.

Duke mos bërë të ditur se cilat masa do të lehtësohen, Latifi ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të votojnë për lehtësimin e masave të përgjithshme të vendosura kundër Covid-19.
“Ne jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri më tash për Covid-19. Masat e përcaktuara me këtë propozim-vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll dhe përkundër të dhënave ne raport me infeksionin me Covid-19.
Dokumentacioni përmban të gjitha të dhënat edhe informatat e nevojshme për mnarrjen e vendimit”
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti tha se lehtësimi i masave është bërë në koordinim me IKSHPK-në.

“MSH në bashkëpunim me IKSHPk-në ka vlerësuar situatën epidemiologjike në vend. Sipas raporteve të fundit të IKSHPK-së, situata epidemiologjike është stabile dhe rekomandojnë lehtësimin e masave ekzistuese”, ka thënë Kurti.

Të ngajshme

Gjuha e trupit të një burri të dashuruar

Erzana Fazliu

Gjarpërinjtë rikthehen me ngrohjen e motit – Kujdesi që duhet treguar në natyrë

Donat Hashani

Pse nuk rekomandohet të vloni ujin disa herë – Ja çfarë rrezikoni nëse e përdorni për pije apo gatim

KushtrimGuraj