Në festimin e 25 vjetorit të saj, kompania e ndërtimit Al Trade ofron mundësi të madhe, duke ju falur prej 10% të metrave katrorë për të gjithë ju që dëshironi të blini një banesë të re me kushtet më të mira të jetesës.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të realizuar ëndrrën tuaj për një shtëpi të re, me cilësinë dhe sigurinë që Al Trade garanton prej më shumë se dy dekadash.
Me rastin e kësaj oferte speciale, menagjeri i Al Trade Center, Argtim Qelaj gjatë prezantimit të arriturave të kompanisë ka thënë se janë krenarë për atë që kanë arritur deri tash.
“Sot, ndërsa shënojmë 25 vjetorin e themelimit të kompanisë sonë, është koha për të reflektuar mbi rrugën që kemi kaluar. Filluam me një vizion të qartë dhe një angazhim për cilësi dhe inovacion në ndërtim. Në këto vite, kemi ndërtuar jo vetëm struktura fizike, por edhe marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme. Çdo projekt i përfunduar ka qenë një dëshmi e përkushtimit dhe pasionit tonë për ndërtimin. Ne jemi krenarë për atë që kemi arritur dhe jemi tejet të emocionuar për të ardhmen e bukur që na pret së bashku”, ka thënë Qelaj.
“Për nder të 25 vjetorit të themelimit Al Trade Center ju dhuron 10% të metrave katrorë gratis, në shenjë nderimi për të gjithë ju pa të cilët projektet tona nuk do të kishin jehonën që kanë sot!”, ka thënë ai.
Mos e humbisni këtë ofertë të jashtëzakonshme. Kontaktoni menjëherë për më shumë detaje dhe për të përfituar nga kjo zbritje ekskluzive.