Telenews

Në aksionin e sotëm u bllokua edhe kufiri Kosovë-Shqipëri për gjysmë ore…

Një aksion i madh kundër kontrabandës është realizuar sot në bashkëpunim mes Inspektoratit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale.
Insajderi ka mësuar se deri tani janë arrestuar rreth 50 persona, në mesin e tyre dy doganier dhe të tjerët zyrtarë policorë.
Të njëjtit dyshohen për veprën penale marrje ryshfeti.
Aksioni është realizuar në pikat kufitare Qafe Morinë e Qafe Prush.
Mësohet se për rreth rreth gjysme ore janë bllokuar tërësisht dy pikat kufitare në Qafe Morine e Qafe Prush, ku janë arrestuar të gjithë policet e ndërrimit të këtyre dy pikave, pas gjysme ore janë zëvendësuar me police tjerë. /Insajderi

Të ngajshme

Seanca e 28 nëntorit: Thaçi e Smakaj s’marrin pjesë

KushtrimGuraj

Lushtaku: Ky koalicion është më shumë se marrëveshje politike: është bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti

KushtrimGuraj

Kurti i reagon opozitës pas nominimit nga VV-ja për kryeministër

Donat Hashani