Telenews

Në Fushë Kosovë, Drenas e Poklek të Ri nis furnizimi me ujë përmes autoboteve

Në Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë, është ndërprerë furnizimi me ujë.

Kjo pasi sipas Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, punimet teknike në kanalin e Ibër Lepencit kanë shkaktuar nivel të lartë të turbullirave, nivel ky që e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije.

KRU “Prishtina” në ndërkohë ka bërë të ditur se ka nisur furnizimi me ujë përmes autoboteve në qendër të Drenasit, Poklek të Ri dhe të SHFMU “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Të ngajshme

Angazhimi i Policisë për ta siguruar QKUK-në kushtoi 31,680 euro

KushtrimGuraj

Tjetër vdekje në vendin e punës në Kosovë, në Prizren ndalohen nga policia dy persona

Donat Hashani

Ramiz Lladrovi formon subjektin e ri politik – PDKRLI

Donat Hashani