Telenews

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

 

 

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Ndryshe, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të hënën më 12 tetor, ka vazhduar dëshminë dëshmitari 35-të dhe të36-të.

Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari i 35, W04444, pretendohet se është arrestuar dhe keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse. Dëshmitari i 35-të, gjatë dëshmisë, tha se nuk është i sigurt nëse është rrëmbyer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 35-të, ka filluar që të dëshmojë dëshmitari i 36-të, Sadik Halitjaha, ish-zv.komandant i Zonën Operative të Pashtrikut i cili do të vazhdojë edhe sot dëshminë e tij në Hagë.

Ndryshe në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë janë paraparë të mbahen katër seanca.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Të ngajshme

Ngjarjet ditore

Erzana Fazliu

Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria – ndalohen në Kroaci pasi kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli

KushtrimGuraj

“A me u myt me ta?”, Pronarët e bizneseve pengojnë punën e Ministrisë së Infrastrukturës (VIDEO)

Donat Hashani