Telenews

“Ne ishim në luftë, jo në hotel me 5 yje”, Duncan qesh kur pyetet për rrobat e njëjta të ushtarëve të UÇK-së

Një pyetje e Prokurorisë në Hagë e ka bërë të qesh sot ish-këshilltarin e NATO-s, John Stewart Duncan.

Ai para trupit gjykues u pyet lidhur me uniformat e ushtarëve të UÇK-së, që dukeshin të njëjta për disa ditë me radhë.

Prokurori e pyeti, “Dëshmitar, shohim të njëjtin person duke veshur të njëjtën bluzë më datën 19. Në fakt, të gjithë kanë pasur të njëjtat rroba në të tre pjesët e pamjeve. A mund të shpjegoni nëse po dërgonin ndonjë sinjal optik?”

Duncan reagoi me humor, duke qeshur dhe thënë se ishin në kohë lufte e jo në hotel me pesë yje.

“Haha. Jo, le të jemi të sinqertë me atë që po ndodhte. Jemi në zonë lufte, nuk mbajmë rroba të ndryshme me vete. E dini midis perceptimeve shqisore, siç iu përmenda më parë, ishte edhe aroma e betejës që shumica e njerëzve e kishin me vete, nuk ishim duke udhëtuar në hotel me 5 yje, normalisht që njerëzit do të mbanin rrobat më shumë se një ditë. Siç po bëja edhe unë vet.  Nuk e shoh nëse ka ndodh një problem që njerëzit kanë rrobat e njëjta. Dhe ka pasur mundësi të lahen më 18, brenda dy diskutimeve”, tha Duncan.

Të ngajshme

Basha e Haxhiu bëjnë homazhe për aktorin dhe regjisorin Enver Petrovci

Valjeta Turkaj

Osmani në Fox News: Trump parandaloi një përshkallëzim të situatës me Serbinë

Valjeta Turkaj

Besnik Osmani: Prodhuesit vendorë meritojnë më shumë mbështetje

Erzana Fazliu