Telenews

Në kërkim nga INTERPOL-i, shtetasi gjerman arrestohet në një hotel në Prishtinë

 

 

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas kërkesës së autoriteteve gjermane për kërkimin e një personi, kanë arritur t’a arrestojnë në Kosovë.

Në kërkesën e autoriteteve gjermane thuhej se kërkohej i dyshuari që ishte me shtetësi jordaneze dhe gjermane.

I dyshuari, pas një pune hetimore është lokalizuar vend ndodhja e tij në një hotel në Prishtinë, dhe i njëjti është arrestuar.

Policia ka njoftuar se tek i njëjti janë gjetur dy palë dokumente, por me identitet të ndryshëm, ku në njërën shfaqet si 26 vjeçar kurse në tjetrën si 23 vjeçar.

Policia e ka shoqëruar të dyshuarin në zyre të FAST Kosova për të vazhduar me procedurat, kurse pas konsultimit me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telenews/

Të ngajshme

Trup më i fortë, plakje më e ngadaltë: Fuqia e tre perimeve magjike

Valjeta Turkaj

Gruaja e cila u gjet e vdekur në Klinë ishte shpallur e zhdukur

Valjeta Turkaj

KQZ hedh shortin: Subjektet politike mësojnë numrat për zgjedhjet e 28 dhjetorit!

Valjeta Turkaj