Telenews

Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak intervenimet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se shkaku I intervenimeve të planifikuara do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të kryeqytetit.

Bëhet fjalë për shtatë zona të Prishtinës.

“Ju njoftojmë se sot ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime teknike në këto lokacione: Rr. Bahri Kuqi, Rr. Hyzri Talla, Rr. Bislim Makolli, Rr. Faik Ukë Hoxha, Rr. Vahit Mustafa, Rr. Shyt Marevci dhe Lagjja Taslixhe”.

“Gjatë kohës së intervenimeve, në këto zona mund të ketë ndërprerje të shkurtëra ose ulje të presionit të ujit”, thotë ujësjellësi i kryeqytetit.

 

Të ngajshme

I gjeti 700 euro në rrugë dhe i dorëzoi në polici

Valjeta Turkaj

Gazmend Muhaxheri jep betimin për mandatin e katërt si kryetar i Pejës

Valjeta Turkaj

Festa që e nis vitin ndryshe – Më 1 Janar në Barbary

Erzana Fazliu