Telenews

Në Kinë lëshohen qenë robotë në rrugë për të mbajtur nën kontroll koronavirusin

Në kohën kur shteti ka vendosur masa ekstreme kundër koronavirusit, robotët me katër këmbë janë ngarkuar me informacione të shëndetit publik, raporton të premten The Sun, njofton teve1.info.

Ndërsa, qytetarët e Shanghait do të marrin instruksione nga qenë robotë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ata shihen teksa ripërsërisin mesazhe të thjeshta, përmes altoparlantëve të vendosur në kokat e tyre.

“Mbani maskën, lani duart dhe kontrolloni temperaturën”, ripërsërisin vazhdimisht qentë.

Qyteti i Shanghait në Kinë, i populluar nga 26 milionë banorë, ka rikthyer mbylljen këtë javë pasi shteti kinez po përballet me shifra të larta të rasteve ditore me COVID-19.

 

 

The post Në Kinë lëshohen qenë robotë në rrugë për të mbajtur nën kontroll koronavirusin appeared first on tëvë1.

Të ngajshme

Google prezanton Gemini 3 Pro

Valjeta Turkaj

Mënyra më e lehtë për të shkrirë xhamat e veturave

Erzana Fazliu

Makina e re elektrike e Mazdës kapet duke u testuar në Amerikë

KushtrimGuraj