Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë u promovua libri, “Etnosi i Medvegjës dhe viseve të tjera shqiptare”.
Libër me një rëndësi shumë të veqantë i cili fillimisht përmban parathënie nga z. Muharrem Salihu dhe rreth njëzet punime shkencore nga etnologë dhe studiues të ndryshëm, për etnosin e veshjeve kombëtare nga Medvegja dhe viset e tjera shqiptare.
Kontribut profesional dhe shkencor për daljen në dritë të këtij libri dha edhe prof.Teuta Nunaj-Kortoçi.
Të pranishëm në këtë promovim, ishin shumë njerëz të njohur të politikës dhe artit në përgjithësi. Këtë promovim libri e nderuan me prezencën e tij, presidenti historik i Kroacisë z. Stipe Mesiq i cili e uroi dhe përgëzoi autorin për librin gjithashtu dhe presidenti i Shqipërisë z. IIir Meta i cili mbajti një fjalë rasti, ku drejtoi vetëm lëvdata për këtë punë kolosale.
Për librin u fol shumë, por jo mjaftueshëm sa duhet ti jepet jehonë një vepre të tillë me rëndësi aq të madhe kombëtare dhe historike.
Z. Muharrem Salihu njeriu që nuk u lodhë asnjëherë duke kontribuar për çështjen kombëtare dhe për të drejtat e njeriut në përgjithësi edhe në këtë ditë dëshmoi punën e tij të palodhshme me botimin e këtij libri që nga ideja e realizimit e deri tek mbështetja financiare u përkujdes që çdo detaj nga kjo vepër të dalë sa më profesional.
Ne falenderojmë z. Salihun që na mundësoi që në biblotekat tona të shtohet edhe një libër kaq i rëndësishëm sa është, “Etnosi i Medvegjës dhe viseve të tjera shqiptare”.
/Telenews.al/