Telenews

Në mes Kosovës dhe Maltës nënshkruhet Korniza e Bashkëpunimit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar, e kanë nënshkruar ripërtrirjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet pesë vjetët e ardhshëm.

“Sot, përgjatë konsultimeve politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maltës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar nënshkruan ripërtrirjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Mes gjërave që mundëson ky dokument janë edhe shkëmbimi i informacioneve relevante mes këtyre dy ministrive, ai i diplomatëve, thellimi i bashkëpunimit në edukim profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile.

“Ky dokument mundëson: Shkëmbimim e informacioneve relevante mes Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, shkëmbimin e diplomatëve dhe trajnimin e tyre, thellimin e bashkëpunimit në edukimin profesional, turizëm, kulturë, sport dhe mbrojtje civile, afrimin e komuniteteve të biznesit, me theks të veçantë të ICT; bashkëpunimin mes Universiteteve të të dyja vendeve, shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor, shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e administratës publike për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”.

“Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre”.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj