Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi me sekretarin amerikan të Shetit me Antony Blinken, në Uashington D.C. Në fotografi është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Osmani ka shkruar në Facebook: “Në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Presidentja para kësaj ka treguar se çfarë kanë biseduar me sekretarin amerikan. E ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi.
“Kemi biseduar se si Kosova mund të jetë anëtare e NATO-s dhe partneritetit për paqe. Po ashtu biseduam për detajet e dialogut me Serbinë”, ka thënë Osmani. “E dini se SHBA si mbështetes të Kosovës dhe sovranitetit territorial, por Blinken dhe Biden kanë qenë të qartë që integriteti territorial të mos preket dhe dialogu të përqëndrohet për njohje të përbashkët”, tha ajo”.
Gjatë kësaj vizite në SHBA po merr pjesë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Atje Kosova e ka nënshkruar një kontratë 236 milionësh për tranformimin energjetik me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).
Në opinionin kosovar shpesh është kriitkuar kryeministri Kurti për refuzimin e asaj marrëveshjeje, duke i thënë se “ajo po ndikon në raportet me SHBA-në”.

