Telenews

Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e Kuvendit

Kuvendi nuk arriti të zgjedhë një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë, çka e bëri të pranueshëm votimin.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se votimi do të përsëritet nesër pas debatit për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Me përfundimin e kësaj pike, ka përfunduar edhe seanca për ditën e sotme.

“Nuk po shoh kushte që të përsëritet kjo. Meqë e kemi vazhdimin nesër, le të vazhdojë kjo pas debatit që e kemi për Ministrinë e Industrisë”, tha Konjufca.

Deputetja Ganimete Musliu njoftoi për votat që janë grumbulluar në votimin e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

“Nga 120 deputetë sa ka gjithsej Kuvendi i Republikës së Kosovës, në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë. Kështu që unë konsideroj që nuk ka pasur kuorum që ky votim të jetë i pranueshëm”, ka njoftuar Musliu.

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi ka zgjedhur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu-Krasniqin.

Ndërkaq, nuk janë arritur votat e mjaftueshme për zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të tjerë të KPM-së.

Të ngajshme

Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozimin tonë, vetëm debat partiak

Rrezarta Ramaj

Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin në Kuvend: Në imagjinatën e kujt është kjo?

Rrezarta Ramaj

Konjufca e Mulhaxha-Kollçaku tërheqin kandidaturat për president

Rrezarta Ramaj