Telenews

Në Prekaz të Skenderajt gjenden mbetje mortore të gjashtë personave

 

 

Në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje mortore të gjashtë personave, të cilat dyshohet të jenë nga lufta e fundit.

Gjatë gërmimeve-kërkimeve, janë hasë disa mbetje mortore (gjetje eshtërore) që dyshohet të jenë të disa personave nga lufta e fundit. Më datë, 09 nëntor 2023 janë gjetur skelete të tre trupave. Hulumtimet kanë vazhduar edhe ditëve në vazhdim, kështu me 20, 21 dhe 24 nëntor 2023 janë hasur gjetje edhe të tre personave të tjerë.

LEXO EDHE KETE

Bëhuni gati, në këtë ditë do të bie borë në Kosovë

Pra, gjatë gërmimeve në këtë lokacion janë gjetur dhe më pas janë tërhequr nga ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore gjithsej trupa (gjetje eshtërore) të 6 (gjashtë) personave që dyshohet të jenë trupa të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Hulumtimet në këtë lokacion konsiderohen të mbyllura për institucionet e përfshira në këtë rast, por puna në koordinim dhe bashkëpunim mes këtyre do të vazhdojë duke trajtuar çdo informacion që do të ofrohet me qëllim të zbardhjes së rasteve tjera./Telenews/

Të ngajshme

Arsenali po përgatit super ofertë për sulmuesin e Real Madridit

Erzana Fazliu

Egli merr përkrahje nga kjo ish banore e “Big Brother

Erzana Fazliu

Raportohet se autobusë të kompanive kosovare po i çojnë serbët në tubimin pro-Vuçiq në Beograd

Donat Hashani