Telenews

Në pritje të hapjes së shkollës në Obrançë të Podujevës, prindërit kërkojnë transport për fëmijët

Kushtet e papërshtatshme për një proces të duhur mësimor kishin qenë arsyeja që kishte nisur një renovim rrënjësor në paralelen e shkollës “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës.

Por, punimet zgjatën thuajse dy vite, e në ndërkohë nxënësit janë transferuar në paralelen tjetër të kësaj shkolle në fshatin Peran.

Gjersa transporti veçse ishte problem për prindërit, ata thonë se me bartjen e nxënësve kjo çështje është vështirësuar edhe më shumë.

Për çdo ditë na bie të humbasin kohë, e ka larg 4 kilometra e kusur në një drejtim. Çdo ditë na duhet ta dërgojmë ose unë ose e shoqja. Është telash se ka qen shumë, po friksohen. Shkolla është e ndërtune qe dy vjet po nuk u lëshu. Kemi ba kërkesë, na premtuan se do bëhet transporti po nuk u bë,” tha prindi i një nxënësi në shkollën “Ali Hadri”, Zeqir Kastrati.

Edhe të tjerë, të domosdoshëm e konsiderojnë sigurimin e transportit.

“Kemi bërë kërkesë e ankesa po zgjidhje nuk na u ka bo. Kishim dasht të na bëhet zgjidhje edhe zona të jetë më e sigurt, këtu ku po parkojmë është zonë private, po u bëjmë edhe atyne problem. Diku 2 kilometra e gjysm larg,” tha një prind tjetër.

“Ndërrimi i shkollës na ka bo problem shkaku i transportit, kishim dasht me u hap aj,” shtoi një prind tjetër.

Ankesa kanë edhe fëmijët.

“1 vit e disa se kanë prek hiq, na kanë vendos atje. Tash u kry po s’pe hapin. Kam bashkëmoshtarë që iu bjen më larg, rreth një orë diku në këmbë,” u shpreh nxënësi i shkollës “Ali Hadri”.

Gjersa shkolla pritet të hapet me fillimin e vitit të ri shkollor, nga komuna thonë se bartja në shkollën e re nuk paraqet problem në transport.

Ndërsa, drejtori i arsimit në Podujevë, Avni Zahiti ka thënë se “Nga shtatori ajo shkollë do jetë në funksion. Për sa i përket transportit, udhëzimi administrative thotë se 4 km duhet të jetë distanca nga shkolla më e largët për ta mundësuar transportin Komuna e Podujevës. Kështu që komuna nuk mund të dalë nga udhëzimi administrativ sepse nxënësi më i largët, ka qenë 800 metra nga fshati Peran ku i kemi bart ata nxënës.”

Drejtori i shkollës në fshatin Peran ka treguar për televizionin se numri i nxënësve të transferuar është afër 200.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani