Pasditen e së dielës në Rudar të Zveçanit ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast janë lënduar katër persona.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 15:40 janë përfshirë tri automjete.
Sipas informacioneve fillestare, Hoxha thotë se njëri automjet ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Sipas informatave fillestare dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave tjera në këtë aksident. Katër persona raportohet se janë të lënduar në këtë aksident dhe janë përcjell për trajtim mjekësor, përderisa ekipet kompetente policore janë duke kryer hetime relevante për trajtimin e rastit sipas procedurave ligjor”, ka deklaruar tutje Hoxha.

