Telenews

Në Serbi thonë se veprimi i Kurtit për reciprocitet është “pezullim i dialogut me mbështetjen e QUINT-it”

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të zbatojë reciprocitet në raport me Serbinë për veturat që hynë në Kosovë dhe gjithashtu për serbët që futen nga Serbia në Kosovë.

Targat e veturave mbulohen me ngjitës, derisa ato vetura që kanë tabela serbe me iniciale të qyteteve të Kosovës, kanë të drejtë të aplikojnë për regjistrim me targa KS.

Qytetarët serbë ndërkohë, kur të futen në Kosovë do të pajisen me një dokument/letër të përkohshme lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Krejt njëjtë vepron edhe Serbia në raport me kosovarët, por ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç, deklaron se “Albin Kurti praktikisht po e pezullon dialogun me një vendim arbitrar për kartat e identitetit dhe targat dhe se për këtë ka mbështetjen e QUINT-it”.

Ai beson se problemi më i madh është se nuk ka asnjë reagim nga Brukseli për vendimet e Prishtinës dhe se kjo ndodh dy ditë pas takimit të Kurtit me përfaqësuesit e QUINT-it.

Gjithashtu, përkon me kohën kur përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjendej në Prishtinë.

“E gjithë kjo na tregon se në fakt Kurti ka mbështetjen e këtyre faktorëve për një qëndrim të tillë dhe se në fakt për BE-në është e pranueshme platforma nga e cila flet Kurti dhe është një platformë që mund të flitet vetëm për njohje|”.

“Kjo do të thotë se mesazhi që morëm kur kancelari gjerman Olaf Scholz ishte në Prishtinë, në fakt ishte një platformë e re e BE-së, një platformë për njohje reciproke”, tha Milivojeviç.

Të ngajshme

PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

Erzana Fazliu

Haradinaj merr mbështetje në Korishë, premton uljen e çmimit të energjisë elektrike

Erzana Fazliu

Villa Bellevue: Relaks dhe Luks afër liqenit të Batllavës

Erzana Fazliu