Telenews

Në vitin 2023, në Kosovë u lëshuan më së shumti leje pune për punëtorët nga Turqia dhe Bangladeshi

 

 

Instituti (GAP) përmes një grafike ka treguar numrin total të lejeve të punës të lëshuara nga Kosova për shtetasit e huaj në vitin 2023, që në total janë 3 mijë e 646 leje.

Të dhënat tregojnë se janë 10 shtete që prijnë me numrin e personave që kanë kërkuar leje pune në Kosovë, e ku më së shumti ka qytetarë nga Turqia.

Nga Turqia në vitin 2023, numri i personave që kanë kërkuar leje pune është 1004.

Në vendin e dytë radhitet Bangladeshi, gjithsej me 722 persona që kanë kërkuar punë. Në vendin e tretë radhitet Serbia me 465 persona.

Në vendin e katërt Shqipëria, me 440 persona që kanë kërkuar leje pune.

Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e pestë, me 210 persona, kurse nga SHBA numri është 144 persona.

Shteti i Filipineve radhitet në vendin e shtatë me 70 persona, Gjermania në vendin e tetë me 61 persona, Mali i Zi në vendin e nëntë me 43 persona.

Lista përfundon me shtetin e Italisë, me 36 persona që kanë kërkuar leje pune në Kosovë.

Të ngajshme

Sarrazin: Rruga e zgjedhur nga Kurti në dialog, mund të mos jetë në interesin e Kosovës

Edmond Vila

Aksidentohen tri vetura në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

Edmond Vila

Të hënën pritet asfaltimi i një pjesë të korsisë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Donat Hashani