Telenews

Në zemër të Prishtinës, një kënd nostalgjie që shërben klasiken me stil – 70’s Pastry & Bakery

Në lagjen Imzot Nikëprela të Prishtinës, çdo mëngjes nis ndryshe – me aromën e bukës së sapopjekur dhe ëmbëlsirave që mbajnë në vete frymën e viteve ’70. Është pikërisht 70’s Pastry & Bakery, vendi ku tradita takon përkujdesjen artizanale dhe modernitetin elegant.

Që nga ora 07:00 e mëngjesit, kuzhina e tyre zgjohet me receta klasike të përpunuara me përbërës të freskët. E nëse je në kërkim të një vakti të lehtë apo një ëmbëlsire që të mbetet gjatë në kujtesë – ke ardhur në vendin e duhur.

Ky restorant dhe pastiçeri artizanale nuk është thjesht një vend për të ngrënë, por një përvojë që të çon pas në kohë, duke ofruar ushqime të freskëta dhe ëmbëlsira të përgatitura me dashuri dhe kujdes.

Ambienti i ngrohtë dhe mikpritës, i kombinuar me një dekor që të kujton atmosferën e viteve ’70, e bën këtë vend ideal për takime me miqtë, familjen apo edhe për një moment të qetë vetëm për vete.

Për ata që kërkojnë një përvojë kulinare autentike dhe të paharrueshme në Prishtinë, 70’s Pastry & Bakery është destinacioni i duhur. Me një përkushtim ndaj cilësisë dhe traditës, ky vend vazhdon të jetë një perlë në skenën gastronomike të qytetit.

Të ngajshme

Kompleksi Linda në Bresje: Një epokë e re banimi në një nga zonat më të kërkuara në vend

Donat Hashani

Barbary: Një oazë e elegancës dhe shijes në zemër të Prishtinës

Erzana Fazliu

Vera s’ka stil pa Optika Moda

Valjeta Turkaj