Telenews

Nën arsyetimet e gjuhës, disa media kosovare nuk u lejuan të hynë në Serbi

Dy pikat kufitare, që qojn në komunën e Preshevës e Bujanocit kanë qenë me më shumë lëvizje se zakonisht këtë të diele.

Qytetarë gjatë ditës kanë shkuar në këto komuna për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës, për të zgjedhur kryetarin e asamblistët.

Teksa ata mund të kalonin, këtë nuk mund ta bënin mediat.

Ekipi i televizionit Dukagjini e disa ekipe të mediumeve të tjera nuk janë lejuar të kalojnë pikën kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, atë të Muçibabës, nga pala serbe. Kjo me arsyetimin se autorizimi i veturës duhet të jetë në gjuhën serbe dhe i noterizuar tek noteri.

E njëjta ndodhi edhe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, nën arsyetimin se gjuha shqipe në të cilin ishte i shkruar autorizimi nuk është gjuhë zyrtare në këtë shtet.

Për dallim nga pika kufitare në Muçibabë, kjo tek dheu i Bardhë kishte më shumë pritje.

Qytetarët të cilët kishin votuar e disa shkonin për të votuar thanë se presin ndryshime pozitive për qytetarët.

“Le të fitojë më i miri i cili është, ta shohim,” tha një qytetar.

Gjatë së dielës në këto dy komuna janë mbajtur zgjedhjet, derisa mbështetje për njërën parti kishe shprehur përkrahje edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

source

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj