Kombëtarja e femrave e Suedisë në futboll ka mposhtur Serbinë në Leskovc me rezultat 2-0.
Nuk do koment që në këtë ndeshje, e pranishme ishte edhe Kosovare Asllani, e cila është kapitene e ekipit.
Kosovarja nuk arriti të bëjë gol, ndërsa u zëvendësua në minutën e 62-të nga Kafaji.
Ishte pikërisht kjo e fundit që edhe e vulosi fatin e takimit, duke shënuar për 2-0, 8 minuta pas hyrjes në fushë.
Me këtë fitore, Suedia i ka shtuar gjasat për kualifikim në Evropian. Krejt çka i duhet është të mos humbasë me më shumë se dy gola diferencë në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më 3 dhjetor në Stockholm nga ora 19:00.
Kjo pasi përfaqësuesja me rezultatin e përgjithshëm më të mirë nga dy ndeshjet, do të kualifikohet në Evropianin 2025. /