Telenews

Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës

Gjatë së martës, më 18 qershor, që shënonin 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar shtatorja Leotrim Ahmetit, 7-vjeçarit të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Shukrie Ahmeti, nëna e Leotrimit të ndjerë, ka thënë për RTK-në se është e lumtur për skulpturën e dedikuar për djalin e saj të ndjerë dhe se kjo është vepër që e ka nderuar atë.

“Po ndjehem mirë se djali jem kishte qenë i krejt shqiptarëve. Faleminderit atij që është kujtu për me rregullu këtë përmendore, më kanë nderu e më kanë gëzu”, ka thënë nëna Shukrie.

Leotrim Ahmeti është njëri nga 1432 fëmijët shqiptarë që u vra nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai ishte 7-vjeçar ku vdiq më 11 shtator 1998 në spitalin ushtarak në Gradicë të Drenasit, ku edhe u varros.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 shtator

Erzana Fazliu

Nivel tjetër i korrupsionit: Faton Peci ua punëson gratë tre policëve që po e hetonin

KushtrimGuraj

Tahiri: Të formohet një Qeveri pa Kurtin

KushtrimGuraj