Telenews

Nenad Rashiq emërohet ministër i ri në Qeverinë Kurti

Politikani serb, Nenad Rashiq është emëruar ministër në Qeverinë e Kosovës.

Mësohet jozyrtarisht se Rashiq do ta udhëheq Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Këtë dikaster deri para pak javësh e drejtonte Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe.

Kjo parti vendosi që të largohet nga institucionet e Kosovës, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave të automjeteve.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.

Të ngajshme

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj