Telenews

Nënkryetari i LDK-së: Kurti ka kërkuar takim me Abdixhikun pas darkës me Krasniqin

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri tha se kryeministri Albin Kurti ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas darkës që ka pasur me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Ka lyp edhe një takim të drejtpërdrejtë me zotëri Adixhikun për me bind me ja dhënë votat për më shku në zgjedhje. Pas darkës që e ka pas me liderin e PDK-së i është bërë edhe një kërkesë Abdixhikut për me pasë një takim të drejtpërdrejtë dhe ky i fundit ka refuzu se ne e kemi marrë një qëndrim se nuk ban me shku në këso lloj zgjedhje”, tha Muhaxheri në RTV21

Nënkryetari i LDK-së, tha se nuk do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk do të gabojmë më, jo e besojmë qind përqind që nuk gabojmë, zgjedhjet e përcaktojnë se kush vjen në pushtet, por nëse na jepet mundësia me qeverisë ne e kemi programin me të cilin qeverisim dhe prioritet ish dashtë me kanë vetëm zhvillimi ekonomik dhe perspektiva Evropiane dhe Euroatlantike e Kosovës”, tha Muhaxheri.

Muhaxheri tha tutje se presin që në zgjedhjet e ardhshme të arrijnë 25% të votave.

Ai mohoi se po “luftojnë” për vendin e dytë me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Jo , PDK-ja ka probleme serioze, por shpresojmë që ajo t’i tejkalojë problemet dhe të ketë rritje edhe ajo si subjekt politik, sepse ndikon në rezultatet e ardhshme të zgjedhjeve”, tha ai.

Kur u pyet se kujt po i kërkojnë bashkimin e të djathtës, Muhaxhiri mohoi se këtë e kërkuan nga PDK-ja dhe AAK, tha se po kërkojnë bashkimin e partive të vjetra si Partia Demokristiane dhe partitë e tjera të vogla.

source

Të ngajshme

Fitore Pacolli: Më mirë në opozitë, se të hyjmë në koalicion me një nga partitë ekzistuese

Donat Hashani

Millanoviq tregon se çka bisedoi në takimin me Kurtin

Donat Hashani

Shpërthen bombola e gazit në Prishtinë, policia jep detajet

Donat Hashani