Telenews

Nënshkruhet marrëveshja 22 milionëshe mes FKGK-së dhe KfW-së, përkrahen ndërmarrjet e vogla e të mesme

Është nënshkruar marrëveshja mes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), e cila synon mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend. Nga kjo marrëveshje Kosova do të përfitojë 22.1 milionë euro, ose 45 për qind nga 50 milionë eurot e dedikuara për vendet e rajonit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo marrëveshje theks të veçantë ka mbështetjen e ndërmarrjeve në Kosovë. Derisa ka shtuar se parashihet që së paku 4 mijë vende të reja të punës të krijohen nga kjo marrëveshje.

“Theks të veçantë ka mbështetjen e ndërmarrjeve në Kosovë… Marrëveshja që do të nënshkruhet sot do të ketë prioritet krijimin e vendeve të reja të punës, dhe parashihet që së paku 4 mijë vende të reja të punës të krijohen nga kjo marrëveshje…Do të mundësoje reduktimin e kostove dhe rritjen e qasjes me shumë bizneseve në këto kredi dhe të rritet edhe më tej ekonomia, punësimi dhe mirëqenia”, tha Murati.

Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha derisa ka theksuar rëndësinë e këtij projekti, ka thënë se Kosova do të përfitojë dukshëm nga kjo iniciative, duke marrë 22.1 milionë euro.

“Projekti synon të forcojë ndërmarrësinë dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në gjithë Ballkanin Perëndimor me një shumë totale prej 50 milionë euro, që dedikohen për gjithë rajonin. Kosova do të përfitojë dukshëm nga kjo iniciative, duke marrë 22.1 milion euro, ose 45 për qind nga 50 milionë euro gjithsej, nga Fondet e Rigarancisë që ndahen për rajonin”, tha Berisha.
Zëvendësguvernatori i BQK-së, Milot Cakaj vlerëson se nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes në financa për sektorin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si dhe për ekonominë në tërësi.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje shënon hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes në financa për sektorin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme si dhe për ekonominë në tërësi. Këto ndërmarrje janë pjesë qenësore e ekonomisë sonë. Mbështetja e tyre ka ndikim të madh si në zhvillimin ekonomik edhe në qëndrueshmërinë e sektorit financiar. Jemi të bindur se projekte dhe marrëveshje si kjo do të rrisin mundësinë për financimin dhe do të kontribuojnë në krijimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm”, ka thënë Cakaj.

Kryesuesi i njësisë për bashkëpunim EU në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen ka nënvizuar se përmes këtyre nismave synojmë të ndihmojmë ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të përgatiten për integrim në BE.

Të ngajshme

Banesat për 7.3 % më shtrenjt se vitin e kaluar, Prishtina prinë për rritje çmimi

Yllka Gashi

Takim i ri Kurti-Abdixhiku

Yllka Gashi

Dogana zbulon municion të padeklaruar në kabinën e shoferit

Yllka Gashi