Telenews

Nëntë ndeshje të zjarrta sonte në Ligën e Kampionëve

Mbrëmjen e kësaj të mërkure zhvillohen nëntë ndeshjet e fundit të raundit të gjashtë në Ligën e Kampioneve.

Përballja kryesore është Real Madrid–Manchester City në “Santiago Bernabeu”, me madrilenët që ndodhen në vështirësi dhe trajneri Xabi Alonso nën presion.

Në rast të një tjetër rezultati negativ, ai rrezikon shkarkimin. Manchester City vjen në formë të mirë dhe synon të vazhdojë ecurinë pozitive.

Arsenali përballet në transfertë me Club Brugge, ndërsa ndeshja Benfica-Napoli tërheq vëmendjen përballë dy trajnerëve Mourinho dhe Conte. PSG viziton Athletic Bilbaon dhe Bayer Leverkusen pret Newcastle.

Të ngajshme

Festa që e nis vitin ndryshe – Më 1 Janar në Barbary

Erzana Fazliu

Legjenda Capello: S’ishte penallti, Wirtz u hodh vetë në tokë…!

Valjeta Turkaj

Vëllai-motrën, djali-nënën, ish-nusja-vjehrrën/ 7 raste të dhunës në familje brenda 24- orëve

Valjeta Turkaj