Telenews

Nëse vazhdon rritja e çmimit të naftës, Edi Rama paralajmëron uljen e akcizës

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit.

“Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje. Ndaj kemi vënë në lëvizje bordin e transparencës, e kemi përdorur edhe më parë. Po ashtu kemi marrë një vendim për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do të ketë ulje me 20% të akcizës së naftës.”, tha Rama nga mbledhja e Asamblesë së PS.

Të ngajshme

Shqiptari vret shqiptarin në Itali, arrestohet autori

Valjeta Turkaj

Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin

Valjeta Turkaj

Rama me fëmijët e Prishtinës mbledhin lule në ditën e parë të Pranverës

Valjeta Turkaj