Telenews

Nëse vishesh gjithmonë me të zeza, me siguri ke këto 10 tipare

nese-vishesh-gjithmone-me-te-zeza,-me-siguri-ke-keto-10-tipare

Nga të gjithë ngjyrat e garderobës, e zeza është ndër ato që bën shumë zhurmë pa thënë asnjë fjalë. Njerëzit që vishen gjithmonë me të zeza, shembulli perfekt Xhemi Shehu, kanë diçka ndryshe në sjellje, në mënyrën si qëndrojnë, si ecin, si të shohin. Dhe nuk është thjesht te rrobat, është qëndrimi që i shoqëron.

Nëse edhe ti je një nga ata njerëz që e ke vështirë të shohësh ngjyra në dollapin tënd, atëherë me shumë gjasë i përket këtij grupi njerëzish që ndajnë disa tipare të përbashkëta. Ja cilat janë:

1. Je praktik/e

E zeza shkon me çdo gjë dhe kjo s’është thjesht legjendë urbane, është fakt. Njerëzit praktikë e duan të zezën sepse nuk harxhojnë kohë duke menduar “A shkon kjo me këtë?” E zeza i zgjidh të gjitha.

2. Ke stil

Nuk ka asgjë më fashioniste se një garderobë e mbushur me tone të zeza. Është minimaliste, klasike dhe gjithmonë në modë. Plus, të krijon një siluetë më të hollë dhe kjo s’ka për të dalë asnjëherë nga moda.

3. Je formal/e

Nga funeralet viktoriane te Chanel-i e deri më sot, e zeza ka qenë gjithmonë sinonim i seriozitetit dhe elegancës. Nëse dikush vishet shpesh me të zeza, ka shumë gjasa që ta vlerësojë formalitetin dhe klasin.

4. Je inteligjent/e

Thuhet se njerëzit që vishen me të zeza perceptohen si më inteligjentë dhe më tërheqës. S’është çudi që shumë CEO teknologjie zgjedhin triko të zeza, është e thjeshtë, pa zhurmë, por me mesazh të qartë: “Di ç’po bëj.”

5. Je unik/e

Po, e zeza mund të duket “uniformë”, por personaliteti fshihet te detajet. Një jakë ndryshe, një prerje e pazakontë, një teksturë interesante, të gjitha bëjnë diferencën. Njerëzit që vishen me të zeza e dinë këtë.

6. Je i/e sigurt në vetvete

E zeza është ngjyrë fuqie. Nuk ke nevojë të bërtasësh që të të dëgjojnë, e zeza flet vetë. Në psikologji, shpesh ajo lidhet me vetëbesimin, fuqinë dhe pavarësinë.

7. Je profesional/e

Në ambientet artistike apo korporata, e zeza është një mënyrë për të thënë “jam këtu për punë”. Nuk shpërqendron, nuk lodh syrin dhe jep gjithmonë një ndjesi autoriteti.

8. Je emocional/e

Nga ana tjetër, nuk mund ta mohojmë që e zeza lidhet edhe me melankolinë, introspeksionin apo ndonjëherë edhe depresionin. Të gjithë kemi ditë ku nuk duam ngjyra, por për disa, ajo ditë është çdo ditë.

9. Ke shije të mirë në muzikë

Nga T-shirt-at e band-ave te stili grunge apo punk, e zeza është ngjyra zyrtare e njerëzve që “dëgjojnë muzikë të mirë”. Sigurisht, është pak stereotip ky… por s’është plotësisht i pavërtetë.

10. Vlerëson artin

Shumë artistë, dizajnerë, arkitektë dhe njerëz të lidhur me botën krijuese preferojnë të vishen me të zeza. Është një mënyrë për të lënë krijimtarinë të flasë, pa u shpërqendruar nga rrobat.

Të ngajshme

Lodhje e vazhdueshme? Problemi mund të mos jetë gjumi

Valjeta Turkaj

Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Erzana Fazliu

Ky peshk është numri 1 për shëndetin tonë: Është më i lirë se skumbri dhe më i shëndetshëm se salmoni!

KushtrimGuraj