Telenews

Nesër “dita D”, Drita gati për hapin e madh në Champions

E marta e nesërme e zbret kampionen e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku ndaj FC Differdange të Luksemburgut, Drita synon ta kalojë në tjetër nivel futbollin kosovar.

Liga e Kampionëve fillon këtë mesjavë me fazën e parë eliminatore, të cilën deri më sot nuk e ka kaluar asnjë klub i Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Gjilanasit i ka ‘ledhatuar” shorti, pasi para tyre vendosi një ekip modest, anise në këto nivele asnjë kundërshtar nuk mund të llogaritet i lehtë, pavarësisht se “Intelektualët” cilësohen favoritë.

Ballkani ishte më së afërmi vitin e kaluar, kur në momentumin e tillë e fitoi duelin e parë ndaj Santa Colomas, por që nuk arriti ta kalojë atë, meqë në ballafaqimin e kthimit humbi në penalti.

Nëse Drita e kalon skuadrën luksemburgase, atëherë do të përballet me Kopenhagën në raundin e dytë kualifikues të Championsit.

Disfata eventuale ndaj danezëve, do ta kalonte katër herë kampionen e Kosovës në rrethin e tretë të Europa Ligës.

Prapë nëse humb, s’do të mbaronte kampanja evropiane, pasi e pret PlayOff-i i Ligës së Konferencës, ku vetëm duhet që të dalë më mirë se kundërshtari, për t’u bërë pjesë e grupeve të këtij kompeticioni, siç ishin dy herë “Xhebrailat” e Suharekës.

Drita – Differdange fillon nesër në orën 20:00!

Të ngajshme

Sportistja 41-vjeçare vdes papritur në SHBA, tre ditë pas ditëlindjes së saj

Valjeta Turkaj

Njoftim special nga Barcelona për rinovimin e kontratës së Yamal

KushtrimGuraj

KBF Peja 03 zyrtarizon përforcimin e ri – Enisa Kamerolli i bashkohet ekipit pejan

KushtrimGuraj