Telenews

Nesër ditë zie në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e premte,ditë zie në nderim të mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish Sekretares Amerikane të Shtetit.

“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë Presidentja Osmani.

Me vendim të Presidentes Osmani, flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Të ngajshme

“Unë jam UÇK”, shoqata “Tirana” thirrje për pjesëmarrje në protestën e 17 tetorit

KushtrimGuraj

Qeveria izraelite thotë se nuk ka kompromis për kthimin e trupave

KushtrimGuraj

Krasniqi e akuzoi për bashkëpunim me VV-në, përgjigjet Lladrovci

Donat Hashani