Nesër gjatë ditës së enjte do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një njoftimi për media nga kryesia e Kuvendit, thuhet se në këtë seancë do të janë disa pika të rendit të ditës, duke përfshirë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale, dhe atë për shëndetësi.
Po ashtu, në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit.
Në kuadër të kësaj, do të bëhen deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare si dhe do të miratohet procesverbali nga seanca e mëparshme.
Seanca do të fillojë nga ora 10:00.
Kuvendi i Kosovës së fundi ka mbajtur një seancë të veçantë. Deputetëve me një fjalë rasti ju është drejtuar ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e përfundimit të mandatit të tij si president.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Kuvendit të Kosovës.
“Adresimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T. Ilir Meta, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Gjatë kësaj dite, Meta është takuar edhe me krerët e shtetit të Kosovës./


