Telenews

Nesër protestohet kundër vendimit të Apelit për kthimin në rigjykim të rastit të vrasjes së Marigona Osmanit

 

 

Nesër do të mbahet protestë kundër vendimit për kthimin në rigjykim të rastit të vrasjes së Marigona Osmanit.

Kjo protestë është thirrur nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” dhe nis në orën 12:00, në Pallatin e Drejtësisë, pranë Gjykatës së Apelit.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit që ta dërgojë në rigjykim lëndën e vrasjes së Marigona Osmanit na revolton tej mase meqë përtej këtij rasti reflekton një praktikë të shpeshtë në rastet e dhunës ndaj grave dhe femicidit, e cila e kthen rastin në pikën zero, duke krijuar pasiguri për gratë në Kosovë dhe rrezikuar që Marigonës t’i bëhet padrejtësi edhe për së vdekuri”, thuhet në postim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 7 korrik

Erzana Fazliu

Shpërthen zjarr i madh përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë

Valjeta Turkaj

Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

Valjeta Turkaj