Deputetët e zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të mblidhen përsëri për të votuar ”pro”, ”kundër” apo abstenuar lidhur me kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Siç duket Lëvizja Vetëvendosje do të kandidojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare.
Mirëpo Opozita nuk po pajtohet asesi që të votojë ”pro” propozimit nga LVV-ja.
Ditë më parë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mbledhi në një takim liderët politik për të mundësuar daljen nga kriza institucionale mirëpo pa ndonjë rezultat.
Seanca nis nga ora 11:00.