Telenews

Netanyahu: Irani bëri gabim të madh dhe do ta paguajë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Irani do të vuajë për sulmin e tij e djeshëm.

Ai është shprehur se kanë bërë një gabim të madh dhe sipas tij, do ta paguajnë atë, shkruan Sky News.

“Irani bëri një gabim të madh dhe do ta paguajë. Ekziston një dorë e qëllimshme dhe vrasëse pas këtij sulmi, vjen nga Teherani”.

“Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: Kushdo që na sulmon edhe ne do ta sulmojmë atë”, është shprehur kryeministri izraelit.

Ai shtoi se sulmi kishte “dështuar”, pavarësisht pretendimeve nga Teherani i cili tha se rreth 90 për qind e raketave goditën objektivat e tyre.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj