Telenews

Newcastle siguron Fernández-Pardon për 65 milionë euro, sulmuesi i Lille drejt Anglisë –

Newcastle United ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e sulmuesit belg, Matias Fernández-Pardo.

Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja kap vlerën e rreth 65 milionë eurove, ndërsa lojtari pritet të udhëtojë drejt Anglisë për të përfunduar procedurat e transferimit dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Fernández-Pardo, 21-vjeçar, ishte një prej objektivave kryesorë të Newcastle gjatë merkatos së verës. Ai mund të luajë si sulmues qendror, por edhe në krahë.

Në sezonin e fundit me Lille, belgu shënoi tetë gola në Ligue 1, ndërsa në total regjistroi tetë gola dhe shtatë asistime në 41 paraqitje.

Transferimi pritet të finalizohet në orët në vijim, me Newcastle që po vazhdon të përforcojë skuadrën nën drejtimin e trajnerit Matthias Jaissle.

Të ngajshme

Liverpooli trondit tregun: 35 milionë euro për portierin 18-vjeçar –

KushtrimGuraj

Fitore historike për Kosovën – Islam Selmani siguron medaljen e parë të artë në karate në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

Trajneri Maliqi njofton transferimin e talentit të Kosovës te skuadra gjermane

Yllka Gashi