Telenews

Nexhat Daci përcillet në banesën e fundit me ceremoni shtetërore

Akademikut dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, sot i është dhënë lamtumira e fundit me nderime shtetërore në varrezat e kryeqytetit në Arbëri.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, përfaqësues të lartë të institucioneve, miq dhe qytetarë të shumtë.

Figura dhe veprimtaria e Dacit u nderuan përmes homazheve dhe akademisë përkujtimore, ku morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit në detyrë Dimal Basha, kreu i PDK-së Bedri Hamza, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe personalitete të tjera politike dhe akademike.

Nexhat Daci ndërroi jetë të enjten, më 1 janar, në moshën 81-vjeçare.

Të ngajshme

Detaje tronditëse nga vrasja në Orikum: Burri dhunoi ish-gruan deri në vdekje

Valjeta Turkaj

KQZ nis numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

Valjeta Turkaj

Presidentja Osmani: Nexhat Daci do të mbahet mend si burrështetas, dijetar e intelektual i përkushtuar

Valjeta Turkaj