Telenews

Nexhat Krasniqi merr vendimin e parë, pas vendosjes në Listën e Zezë nga SHBA-ja

Ndërtimi i urës së Badovcit, në rrugën nacionale Prishtinë-Gjilan, nuk do të fillojë edhe për së paku disa javë.

Procedurat e tenderit për këtë projekt janë shtyrë edhe për një kohë. Ministria e Infrastrukturës ka ndryshuar kushtet në njoftimin për kontratë të martën dhe përzgjedhja e ofertës fituese nuk është bërë ende.

Vendimin për ndryshimin e formularit të gabimeve në njoftimin për kontratë e ka marrë të martën Zyra e Prokurimit të Ministrisë së Infrastrukturës, me nënshkrimin e Nexhat Krasniqit, shefit të Divizionit të Prokurimit në MI.

Ky vendim është i pari i nënshkruar nga Nexhat Krasniqi pas vendosjes së tij në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten.

Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh.

Sipas njoftimit, atij do t’i ndalohet hyrja në SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, u tha në njoftim.

Aktualisht, Krasniqi ushtron detyrën e shefit të Zyrës së Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Në muajin maj të vitit 2022, asokohe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e kishte larguar Krasniqin nga pozita e shefit të Prokurimit, dhe Ndriçim Mustafën e kishte caktuar në vendin e tij.

Këtë veprim ministria e kishte arsyetuar duke thënë se kjo kishte ndodhur si rezultat i bashkimit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve të dy Divizioneve të Prokurimit, deri në hyrjen në fuqi të rregullores së re për organizimin e brendshëm të MMPHI-së.

Por, disa muaj më vonë, në tetor të 2022-s ai ishte rikthyer sërish në pozitën e shefit të Zyrës së Prokurimit në MI. Ndërsa, Ndriqim Mustafa, në bazë të vendimit të ri ishte rikthyer në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit vetëm për pjesën e ish-MMPH-së.

Të ngajshme

Mbi 35 palestinezë vriten duke kërkuar ushqim në Gazë

KushtrimGuraj

Horoskopi ditor, 7 Gusht 2025

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 07 gusht 2025

Valjeta Turkaj