Ylli brazilian, Neymar Jr do të bëjë një ndërhyrje kirurgjike.
Në periudhën e pushimit pas përfundimit të sezonit në Brazil, ai vendosi të operojë gjurin e tij të majtë.
Neymar, pas kësaj do të zgjasë kontratën me klubin e tij të fëmijërisë ku synon të marrë pjesë në Botëror, me Kombëtaren e Brazilit.
Neymar, pritet të kthehet në fushë gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.
Këtë sezon ai arriti të shënonte 11 gola dhe 4 asiste në 30 paraqitje, ku ndihmoi Santosin të shmang rënien dhe i kualifikoi në “Copa Sudamericana”./

